Dikur mendoja se brengosja i zgjidh problemet!?
Tani e di që ato i zgjidh veprimi!
Shumë prej nesh kanë jetuar me bindjen e gabuar se ‘nëse brengosem mjaftueshëm, gjërat do të rregullohen’
Edhe unë dikur e kam besuar këtë!?
Mendoja se pesha e mendimeve, ankthit dhe frikës së brendshme ishte një lloj pune, një lloj përpjekjeje që do të sillte zgjidhje.
Por jeta më mësoi të kundërtën.
Brengosja të lodh dhe nuk të çon përpara.
Ajo të mbush me mjegull e konfuzion, por nuk të hap rrugë.
Problemet nuk lëvizin nga vendi vetëm pse ne jemi duke u tretur prej brengave dhe mendimeve.
Ajo që i zgjidh vërtet gjërat është veprimi…,
* edhe nëse është i vogël,
* edhe nëse është i pasigurt,
* edhe nëse nuk është i përsosur.
Një hap i vogël ka më shumë fuqi sesa njëqind orë brengosjeje.
Mesazhi im është i thjeshtë:
Brengosja është ngarkesë.
Veprimi është çlirim.
Mos u blloko në mendime;
Lëvize jetën me hapa, jo me frikë.
Vehbi Zeqiri








