Ky është një Pontiac GTO i vitit 1967, por pas një “rikonstruksionimi” të hollësishëm, pothuajse nuk ka asgjë të përbashkët me makinën origjinale.
Projekti, i njohur si “Twisted 67 GTO,” përfshiu investime mbi 1.2 milion dollarë gjatë dy viteve.

Makina ruan pamjen klasike, por është “e veshur” me ngjyrë akuamarine dhe ka një motor supercharged LS7.
Brendësia është modernizuar dhe zbukurohet me lëkurë të kuqe, pjesë prej alumini dhe pajisje teknologjike të avancuara.

Gjithashtu, ajo përmban sisteme të avancuara të frenave, transmetim automatik dhe rrota të personalizuara.
Në gusht, kjo makinë unike do të shitet në ankandin e Monterey Car Week, duke pritur pronarë me shije dhe buxhet të madh.








