Dilemat mbi virusin, i kanë hapur portën teorive konspirative

Zoti i Plotfuqishëm thotë, “dinakëria e djallit është e dobët”, ndërkohë ne themi: “intriga e djallit është e fortë”.

Le t’i kthehemi Kuranit, që të shohim si i qaset trajtimit të kësaj çështje.

Kurani gjithmonë na mëson që së pari të shikojmë defektet brenda vetës, pastaj ato jashtë nesh. Është guxim të hulumtosh dhe pranosh gabimet e tuaja ose të themi më mirë, është akt i jashtëzakonshem mençurie njeriu të pranoj defektet brenda tij.
Kjo qasje kuranore nuk shfaqet vetëm në një ajet të vetëm ose në disa ajete, por është një prirje e përgjithshme në të cilën Kurani fokusohet gjithmonë. Shkurtimisht si shembull e kemi historinë e betejes së Uhudit, Kurani nuk zbriti për t’u thënë atyre se kurejshët ishin shkaku i humbjes, ose se taktika e Halid ibn Velidit rreth kodrës ishte problemi, por Ai u atribuoj arsyen e humbjes vet muslimanëve “Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo erdhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë..”

I njëjti kuptim gjendet në thënien e Zotit të Plotfuqishëm, “Kjo ndodh sepse Zoti nuk do të ndryshojë një mirësi që Ai i ka dhënë një populli derisa ata të ndryshojnë atë që është në vetvetën e tyre .” Zhdukja e bekimit të mirëqenies, sigurisë, fitores ose pasurisë është një masë e saktë e një ndryshimi që ndodhi brenda shpirtit.

Kur një shoqëri ka imunitet, qoftë në nivelin individual apo atë kombëtar, ajo do të krijoj rezistencë kundër çdo përpjekjeje komploti të armiqëve që synojnë të depërtoj brenda saj, komplotet e armiqëve do të bëhen të pavlera sepse do të godasin një mur të fortifikuar, dhe në Kuran, Zoti i Plotfuqishëm thotë: Nëse do të keni durim dhe devotshmëri, nuk do të kenë efekt mbi ju intrigat e tyre”, devotshmëria këtu nuk duhet të kufizohet vetëm në kuptimin shpirtëror pavarësisht rëndësisë së saj, në këtë rastë devotshmeria ka dimension shoqëror dhe kolektiv.
Nëse shejtani është simboli i së keqës në ekzistencë, Zoti i ka thënë atij: “Ju nuk keni autoritet mbi robërit e Mi, përveç atyre që ju ndjekin nga të devijuarit.” Shejtani nuk ka fuqi të ndikojë te njeriu, përveç në masën e dobësisë së njeriut për t’u ndikuar, gabuar dhe tunduar. Nëse ky është maksimumi që zotëron shejtani, atëherë të gjitha forcat e së keqës që janë më pak se djalli, dhe nuk kanë fuqinë të dëmtojnë askënd përveç në masën sa njeriu vet e lejon si pasoj e humbjes psikologjike.

Nuk është i gjithë problemi tek forca e virusit që shkakton sëmundje, por nga dobësia e sistemit imunitar, i cili hap derën për pushtimin e virusëve …

Nga Halil Avdulli