“Diplomacia e fshehtë” për zgjidhjen Kosovë-Serbi

Mediat serbe gjatë ditëve të kaluara kanë raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë dokumentin për zgjidhjen e problmeve me Kosovën, i njohur si “paketa amerikane”.

Në fakt qysh moti kanë filluar raportimet për një takim të vendeve të QUINT-it për zgjidhjen e problemeve me Kosovën. Megjithatë kjo u mohua gjatë vizitave të ndryshme që shtetet perëndimore kishin në Kosovë dhe Serbi.

Metodë e një “diplomacie sekrete” po shfrytëzohet për zgjidhjen finale që pritet të jetë ndërmjet dy vendeve.

Shteti serb gjithashtu po vazhdon një fushatë kundër Kosovës sidomos te aspekti i njohjeve dhe organizatave ndërkombëtare.

Për këtë Telegrafi serb e ka cilësuar një teori të diplomacisë së fshehtë, të cilat në shumë raste po dalin të suksesshme për Serbinë, transmeton lajmi.net.

“Publiciteti i bisedimeve është një aleat i keq për rezultatin e tyre. Shpesh është e nevojshme që informime publike të ketë vetëm kur ka ndonjë rezultat të prekshëm ose përfundimtar”, shkruan gazeta serbe.

Zoran Milivojeviq diplomat serb ka thënë se diplomacia sekrete është mënyra më ideale për lobimin serb.

“Ka një mekanizëm të diplomacisë sekrete brenda së cilës dy palët bien dakord për metologjinë e bisedimeve, dhe të shkëmbimit të informacioneve. Zakonisht kanalet diplomatike kanë një të dërguar të posaçëm”, thotë diplomati serb.

Madje sipas tij edhe kjo “paketa amerikane” ka ardhur nga kontaktet dhe bisedat joformale.

“Në vendet demokratike dhe bisedimet secrete apo diplomacia e fshehtë e përbashkët, ka pasur një pozicion dominues për përfudnimin e negociatave”, thotë Milivojeviq.

Pikërisht në këtë periudhë janë shtuar zërat për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ishte Bekim Çollaku, këshilltar i Thaçit që theksoi se do të ketë kompromise me Serbinë, por për momentin nuk mund të bëhen publike.