Disa mënyra për të marrë vendime të sakta

A keni takuar ndonjëherë dikë i cili nuk merr dot kollaj vendime? Ndoshta edhe per një zgjedhje të thjeshtë si për shembull: Kuzhinë kineze apo indiane? Apo, për gjëra më serioze si: Në cilën shkollë duhet t’i dërgojmë fëmijët? Private apo Publike?

Pavarësisht vendimit, vendosmëria me përgjegjësi të caktuara, të përditshme, është e vetmja mënyrë për të bërë përpara. Njerëz të cilët e kanë të vështirë të ndajnë mendjen për gjëra “të vogla” do e kenë shumë të vështirë për vendime madhore. Ja 4 rregulla të thjeshta që na ndihmojnë të ecim përpara:

Lufto frikën!

Pavendosmëria e tregon fytyrën e saj në mënyra të ndryshme, njëra prej të cilave është frika. Merr pak kohë nga dita jote për t’i vendosur emra frikë-rave, si dhe mundohu të kuptosh a janë ato reale.

Vendos një afat!

Vendos një kufi kohor për vendimin që duhet të marrësh. Disa vendime kërkojnë kohë, prandaj mund të vendosni një afat për të vendosur.

Ndërmerr risqe.

Nëse do ta jetonim gjithë jetën tonë në një zonë komforti, nuk do të realizonim asnjë ëndërr apo plan të rëndësishëm. Me një arsyetim të shëndoshë dhe qasje pozitive, risqet mund të ndryshojnë jetën tonë për mirë.

Këshillohu me një ekspert.

Të ndash do të thotë të interesohesh. Nuk ka asgjë të keqe që “të mos dish ç’të bësh”. Në këtë rast mund të këshillohesh me një familjar, mik, koleg apo profesionist këshillues. Kjo do t’ju ndihmojë shumë!/Mesazhi/