Disa njerëz, janë si puna e kamionit të mbeturinave…(Histori interesante)

Foto Arkiv

Histori interesante e një udhëtari dhe nje taksisti. Mora një taksi për në aeroport, pasi më duhej të udhëtoj drejt një shteti tjetër.

Teksa taksisti ndiqte korsinë e tij me shpejtësinë e duhur, një makinë del papritur nga një parking anash rrugës.

Taksisti shtyp fort frenat dhe taksia rrëshqiti mbi asfalt, për tu ndaluar disa centimetra larg makinës tjetër.

Shoferi i makinës tjetër, na hodhi një vështrim gjithë inat dhe lëshoi një batare fjalësh të shoqëruara me britma e të çjerra.

Nga ana e tij, taksisti i buzëqeshi dhe i ngriti dorën miqësisht sikur ti thoshte:”Më fal zotëri!”

I çuditur nga ky reagim i taksistit, e pyeta:”Po ti, përse u solle aq miqësisht me të?! Ai desh na çoi pas diellit me aktin që bëri!”Këtu, taksisti, edhe pse një njeri i thjesht, më dha një mësim që nuk e harroj kurrë.

Ai më tha:”Disa njerëz, janë si puna e kamionit të mbeturinave. Ata bredhin lart e poshtë të mbushur me mbeturina, si dëshpërimi, mëria, humbja e shpresës, urrejtja, smira e zilia etj…

Kur këto mbeturina shtohen maksimalisht, u lipset që ti shkarkojnë diku. Ndonjëherë, rastis që këto mbeturina të ti derdhin ty, prandaj mos e merr si diçka personale, pasi nuk është ashtu.

Thjesht ke rastisur në çastin kur atyre u duhej të shkarkonin kazanin e mbetjeve të tyre. Ajo që të këshilloj të bësh, është tu urosh t’ia kalojnë mirë dhe vazhdo rrugën tënde!

Mos i lejo vetes të marrësh mbeturinat e tyre dhe t’ua derdhësh të tjerëve në punë, familje, apo rrugë.

Njerëzit e mirë dhe të suksesshëm, nuk lejojnë që kamionët e plehrave t’ua konsumojnë ditën.

Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk ia vlen të kalohet me keqardhje për veprat që kemi bërë në momente zemërate.

Prandaj, falënderoji përzemërsisht ata që sillen mirë me ty dhe lutu për ata që ndoshta të lëndojnë./Mesazhi/