Discord ridizajnon aplikacionet mobile

Inspiruar nga përshtypjet dhe sugjerimet e përdoruesve, aplikacioni i ridizajnuar përshtat eksperiencën e Discord për tu përdorur në lëvizje në platformat mobile, një distancim i madh me aplikacionin desktop.

Discord lançoi një rifreskim madhor në aplikacionin mobil ditën e Marte duke vendosur komunikimin në vëmendje ndërsa bën një mori ndryshimesh të vogla që përdoruesit i kanë kërkuar prej kohësh.

Inspiruar nga përshtypjet dhe sugjerimet e përdoruesve, aplikacioni i ridizajnuar përshtat eksperiencën e Discord për tu përdorur në lëvizje në platformat mobile, një distancim i madh me aplikacionin desktop.

Ndryshimet të cilat do të bëhet të disponueshme kësaj jave për të gjithë përdoruesit, butonët e vjetër të navigimit nuk janë më, të zëvendësuar nga një set i ri tabesh që drejtojnë përdoruesit mobilë tek serverët, mesazhet, njoftimet dhe profilet e tyre.

Kompania eksperimentoi me një dizajn horizontal të serverëve por përfundoi duke ruajtur eksperiencën e vjetër vertikale në kolonën e majtë.

Duke qenë se disa njerëz janë pjesë e një numri të lartë serverësh dhe vazhdimisht kalojnë nga njëri tek tjetri, Discord vendosi të ruante pamjen klasike për të shfaqur sa më shumë prej tyre në ndërfaqen e aplikacionit.

Mesazhet kanë seksionin e tyre të aplikacionit ku mblidhen së bashku mesazhet direkte dhe mesazhet në grup.

Klikimi i një kanali ose bisede tashmë shfaq më shumë informacion dhe në mënyrë më të qartë duke grumbulluar lidhjet, përmbajtjet media, skedarët dhe anëtarët në një dizajn më të pastër dhe më të madh.

Faqja e profilit për rimodeluar. Shpërndarja e fotove dhe videove është një kesperiencë më e mirë ndërsa thirrjet audio dhe video kanë një ndërfaqe të re më miqësore me ekranet mobile.