Distria e bronztë në Botëror

Distria Krasniqi ka vazhduar me suksese kulmore. Ajo të premten fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos në Uzbekistan.

Distria kishte tri fitore e një humbje në 52 kg.

Për medalje të bronztë e mposhti izraeliten Gefen Primo. Primo mori tri dënime dhe kështu Distria fitoi me Ippon.

Distria ka ndërruar kategorinë, por po vazhdon me suksese kulmore edhe në kategorinë e re.

Për të është medalja e dytë në Botêror.