Dita e fundit e afatit kalimtar – këta janë lojtarët që sot mund të ndërrojnë skuadër

Në ligat kryesore të futbollit sot (e premte) përfundon afati kalimtar i janarit.

Disa prej skuadrave evropiane kanë qenë shumë aktive, duke ofruar lojtar cilësor, me ndihmën e të cilëve synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre.

Një nga skuadrat më aktive ka qenë Inter, që ka ofuruar në radhët e tyre Christian Eriksen, Ashley Young dhe Victor Moses.

Milan ka rikthyer Zlatan Ibrahimovicin, i cili ka sjellë frymën e fitores te skuadra nga ‘San Siro’.

Të enjten, Manchester United konfirmoi transferimin e Bruno Fernandes nga Sporting.

Por, në ditën e fundit të afatit kalimtar, mund të realizohen edhe disa transferime.

Lajmi.net ua sjell një listë të emrave, me lojtarët që mund të ndërrojnë skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtar:

Edinson Cavani – Nga PSG te Manchester United

Boubakary Soumare – Nga Lille në Chelsea

Dries Mertens – Nga Napoli në Chelsea.

Olivier Giroud – Nga Chelsea në Inter, Tottenham ose Lazio

Cedric Soares – Nga Southampton në Arsenal

Willian Jose – Nga Sociedad te Tottenham ose Manchester United

Paul Pogba – Nga Manchester United te Real Madrid

Emre Can – Nga Juventus te Borussia Dortmund

Gareth Bale – Nga Real Madrid te Tottenham