Dita e surprizave

Atë ditë kishte qenë dita e surprizave.
Teksa po kthehej nga universiteti, e qeshur dhe plot energji pozitive, tek hyrja e shtëpisë së saj vuri re një makinë të parkuar.
Brenda makinës ishte një djalë simpatik, i cili i hodhi një vështrim, i buzëqeshi ëmbël dhe uli kokën ngaqë i erdhi zor.
Ajo e pa me çudi dhe u ngjit sipër në shtëpi.
E njëjta skenë u përsërit dhe të nesërmen. Djali e vështroi dhe i dhuroi një buzëqeshje.
Kush të ishte vallë ai djalë? Përse e kishte pritur dy ditë rresht tek dera e shtëpisë.
Ditën e tretë, gjatë orëve të mësimit i shkoi mendja disa herë tek ajo fytyrë e ëmbël e atij djali dhe tek ajo buzëqeshje plot nur. A thua do ta priste dhe atë ditë?
Sa më shumë i afrohej shtëpisë, aq më shumë i rrihte zemra.
Makina ishte aty. Ai ngriti kokën, i buzëqeshi dhe i skuqur nga turpi uli përsëri kokën.
Gjithë hezitim ajo ndiqi hapat dhe u ngjit në shtëpi.
Përse nuk i thoshte as dhe një fjalë?
Përse nuk i bënte qoftë dhe ndonjë pyetje koti, sa për të hyrë në muhabet?
Të jetë kaq i turpshëm?
Ditën e pestë i mbeti mendja tek djali gjithë ditës.
Vendosi ti flasë vetë e para.
Po çfarë do i thoshte?
Do e pyes:”Më falni po përse qëndroni para shtëpisë time çdo ditë?”
Atij do i dalë turpi dhe do shprehet.
Sa më shumë kalonin orët aq më shumë e kapte ankthi.
Mbaroi ora e mësimit.
Doli me vrap jashtë.
U turr drejt shtëpisë.
E pa makinën e tij nga larg.
Filloi ti afrohet ngadalë.
Dukej sikur zemra po o plas nga rrahjet.
Ai e vuri re.
I buzëqeshi si gjithmonë.
Uli kokën, siç kishte bërë çdo ditë.
Kur ndjeu hapat e saj ngriti sërish kokën i skuqur.
Pavarësisht se zemra i rrihte fort, frymëmarrja i qe shpeshtuar dhe goja i qe tharë, ajo mundi ti thotë:
Më falni, po përse qëndroni këtu para shtëpisë time çdo ditë?”
Djali buzëqeshi dhe më ëmbël dhe pasi mbylli laptopin që mbante në prehër iu përgjigj:
“Sepse interneti i wireless-it tuaj është raketë i shpejtë!”
Shih foton për të kuptuar çfarë ndodhi më tej!

Nga: Elmaz Fida