Ditë historike, sot Kosova bëhet me Ushtri

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.

Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.