A do jetë vërtet fytyra e re e politikës serbe ky kardiolog?
Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura që udhëhoqi Listën Studentore drejt një fitoreje historike në Serbi, duke sfiduar pushtetin e Aleksandar Vuçiçit pas 14 vitesh në politik.
Lista Studentore ka siguruar rreth 52% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa pritet të marrë rreth 138 nga 250 mandatet në parlament. Vetë Vuçiçi e ka pranuar humbjen, duke deklaruar se lista e tij është renditur e dyta në këto zgjedhje.
Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm për lëvizjen studentore në Serbi, e cila pas disa muajsh protestash kundër korrupsionit dhe kërkesash për përgjegjësi institucionale.
Kush është Ilija Srdanoviç?
Ilija Srdanoviç i lindur në vitin 1970 në Novi Sad, ka ndërtuar prej vitesh karrierën e tij si mjek dhe pedagog. Emri i tij u bë më shumë i njohur pas mbështetjes që ai i dha protestave studentore që në daljen e parë të tubimeve të organizuara në Beograd në maj të këtij viti.
Në shtator 2026, Srdanoviç u shpall drejtues i Listës Studentore të pavarur, duke marrë përsipër përfaqësimin politik të një lëvizjeje që kërkon ndryshim të thella në qeverisjen e Serbisë.
Platforma e tij përqendrohet te decentralizimi i kujdesit shëndetësor dhe te dhënia e përparësisë mbijetesës kombëtare, përpara integrimit të menjëhershëm në Bashkimin Evropian.
Gjatë një takimi të studentëve në Novi Sad, ku u prezantua si kandidat, Srdanoviç iu referua një tragjedie e vitit 2024 , kur shembja e strukturës së strehës në stacionin hekurudhor të qytetit shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe nxiti protesta masive, me studentët që kërkuan zbardhjen e përgjegjësive dhe llogaridhënie institucionale.
Srdanoviçi është shprehur se qytetarët po kërkojnë një rrugë të re për Serbinë, ku brezi i ri të luajë një rol vendimtar në transformimin e vendit.
Me përvojën në fushën e mjekësisë dhe angazhimin në lëvizjen studentore, Srdanoviç është shndërruar në një nga figurat përfaqësuese të përpjekjeve për ndryshim politik në Serbi.



