Dokumentar/Jeta fetare në Pejë

Peja, qyteti nën Bjeshkët e Nemuna historia e të cilit shtrihet deri në antikë, qytet plotë me monumente dhe trashëgimi kulturore. Peja është një nga vendet më të vjetra historike në Kosovë, daton nga shekulli i tretë i epokës sonë dhe ka qenë një ndër vendbanimet më të vjetra të Dardanisë antike. Lokalitetet antike vërtetojnë se këtu ka ekzistuar proces i organizuar i jetës urbane që nga kohët më të lashta.

Qyteti me rrethinë banohet me afër 180.000 banorë. Popullata është e përzier ku banorët shqiptarë përbëjnë 90% të strukturës, serb, malazez, boshnjak, rom etj që përbëjnë 10% të strukturës së popullsisë.

Zhvillimi shpirtëror gjithnjë ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës së njerëzve në këtë rajon. Për këtë dëshmojnë edhe objektet e vjetra fetare, vecanërisht xhamitë.

Pavarësisht se në këtë komunë jetojnë edhe komunitete të besimeve të ndryshme jetohet në harmoni të plotë.

Komuniteti shumicë muslimanë e prirë nga Këshilli i Bashkësisë Islame në këtë qytet, ka luajtur rolin kryesor që kjo harmoni të kultivohet dhe të ruhet ndër vite.