Dorëzohen paditë e radhës ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës në Gjakovë

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontigjentin e nëntë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte. Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë dhe dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë. Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, Departamenti për Krime Lufte, në ora 13:00.