Dortmund fiton në udhëtim ndaj Hoffenheim, Reus bën heroin

Marco Reus i ka siguruar tri pikë Borussia Dortmundit.

Dortmund kanë shënuar fitore minimale në udhëtim kundër skuadrës së Hoffenheim, shkruan lajmi.net.

Në një terren mjaft të vështirë për të fituar, skuadra e Lucien Favre arriti të merrte tri pikët, krejt kjo falë Marco Reus.

Ylli gjerman, Reus, gjeti rrugën e golit në minutën e 76’, pas asistimit të Erling Haaland.

Dortmund shkon në kuotën e nëntë pikëve tashmë në katër ndeshje të luajtura, kurse Hoffenheim mbetet me gjashtë pikë.