Dortmund shënon fitore minimale kundër Freiburg

Borussia Dortmund ka arkëtuar tri pikë të reja në Bundesliga.

Dortmund ka mposhtur skuadrën e Freiburg me rezultatin minimal, 1:0, shkruan lajmi.net.

Fatin e këtij takimi e vendosi Jadon Sancho, me golin e shënuar në minutën e 15’.

Anglezi shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Thorgan Hazard, duke bërë që në fund skuadra e tij të marrë tri pikët e kësaj përballje.

Me këto tri pikë, Dortmund shkon në 48 pikë dhe mban pozitën e tretë në tabelë.

Freiburg në anën tjetër mbetet me 33 pikë në pozitën e nëntë.