Ballina Artikuj Dr. Bashkim Aliu dhe gazetaria e klikimeve!

Dr. Bashkim Aliu dhe gazetaria e klikimeve!

Bedri Syla

Dr. Bashkim Aliun kam pasur rastin ta takoj disa herë dhe nga këto takime kam krijuar përshtypjen e një njeriu me kulturë të gjerë, përgatitje të lartë intelektuale dhe njohuri të thelluara në shkencat islame dhe jo vetëm.
Ai është autor i shumë librave, ligjërues, thirrës dhe figurë publike, padyshim një ndër teologët më të përgatitur shqiptarë, madje me një formim intelektual që shkon përtej hapësirës sonë.
Ajo që më shqetëson është lehtësia me të cilën disa portale tona marrin një shkrim të publikuar në një gazetë zvicerane dhe e shpërndajnë me tituj sensacionalë, sikur misioni i tyre të ishte mbledhja e klikimeve e jo informimi i drejtë i publikut.
Është për keqardhje kur një deklaratë shkëputet nga konteksti dhe përdoret për të krijuar një perceptim të padrejtë për një personalitet që ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e shkencave islame dhe jo vetëm.
Në këtë rast, dëshiroj të shpreh solidaritetin dhe respektin tim për Dr. Bashkim Aliun, duke besuar se vlera e një intelektuali duhet të gjykohet nga tërësia e veprës dhe kontributit të tij, e jo nga një deklaratë e shkëputur nga konteksti dhe e paraqitur në mënyrë të njëanshme.
Kontributi intelektual i një njeriu nuk mund të fshihet me një titull portali, as e vërteta të përcaktohet nga numri i klikimeve!

Hoxhë Bedri Syla