Drejtuesit e Teslës të prirur për aksidente trafiku, shoferë të dehur pas timonit të BMW

Është e vështirë të arrihet në përfundimin se përse disa marka mund të kenë norma më të larta aksidentesh se të tjerat, por ka indikacione se disa lloje automjetesh tërheqin më shumë drejtuesit të rrezikojnë jetën e tyre.

Sipas një studimi të ri nga LandingTree, drejtuesit e Teslës janë përfshirë në më shumë aksidente trafiku në SHBA këtë vit sesa drejtuesit e çdo marke tjetër automjeti.

Studiuesit morën parasysh deklaratat e njerëzve që duan të sigurojnë automjetet e tyre dhe statistikat nuk përfshijnë të dhëna për aksidentet që përfshijnë shoferë makinash me qira, raporton CNBC.

Nga mesi i nëntorit i vitit 2022 deri në mes të nëntorit të këtij viti, janë regjistruar 24 aksidente trafiku për 1000 shoferë Tesla. Në vendin e dytë në këtë listë janë shoferët Ram me 23 aksidente për 1000 shoferë, të ndjekur nga drejtuesit e Subaru.

“Është e vështirë të konkludohet se përse disa marka mund të kenë shkallë më të lartë aksidentesh se të tjerat, por ka indikacione se disa lloje automjetesh tërheqin më shumë drejtues të rrezikuar”, thuhet në studim.

Sipas këtij hulumtimi, veturat Pontiac, Mercury dhe Saturn janë më të sigurtat për të vozitur. Në periudhën e përmendur, drejtuesit e veturave BMW kanë pasur numrin më të madh të vozitjes në gjendje të dehur ose nën ndikimin e substancave të tjera.