Drita barazon rezultatin

Drita ka arritur të barazojë rezultatin kundër Prishtinës në minutën e 69 – të përmes Fidan Gërbeshi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Goli u shënua, mirëpo Genz Nuza gjyqtari kryesor i ndeshjes  anuloi atë për shkak se tifozët hodhën piroteknikë në fushë.

I saktë ishte përsëri Gërbeshi për 1:1.

Për Prishtinën kishte shënuar Gauthier Mankenda në minutën e 33 – të.