Ballina Sport Futboll Drita me fat, me një këmbë në grupet e UEFA Confrence League

Drita me fat, me një këmbë në grupet e UEFA Confrence League

FC Drita, e ka mësuar kundërshtarin e mundshëm të plejofit të Ligës së Konferencës.

Nëse e kalon rundin e tretë kualifikues, kampionia e Kosovës, Drita do të përballet në plejof me fituesin e ndeshjes ndërmjet Flora Tallinn dhe Inter Club d’Escaldes.

Fillimisht synimi i skuadrës gjilanase është që ta kalojë raundin e tretë kualifikues të “UEFA Conference League”.

Drita në rrethin e tretë kualifikues do të përballet me klubin nga San Marino, Tre Fiori.

Ndeshjen e parë ndaj Tre Fiorit, Drita e luan të enjten në udhëtim. Ndërsa ndeshja e kthimit luhet një javë më pas në Prishtinë.