Drita mposht Llapin dhe distancohet në krye

Drita ka arritur fitore të rëndësishme kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll

Asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të realizonte në gjysmën e parë, ashtu që shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Në pjesën e dytë, ishte ekipi mysafir që e gjeti golin përmes Blendi Baftiut (58’) duke zhbllokuar rezultatin.

Një tjetër gol, ‘Intelektualët’ e realizuan edhe në minuta shtesë, ndërsa golashënues ishte Ovouka (90’+3).

Falë kësaj fitoreje, Drita është ngritur në kuotën e 66 pikëve, tri më shumë se rivali për titull, Ballkani.

Llapi qëndron në kuotën e 41 pikëve dhe ka mbetur prapa në garën për kualifikim në garat evropiane.