Drita mposht me shumë mund Deçiqin

Drita ka shënuar fitore në debutimin në Conference League ndaj Deçiqit.

Nënkampioni i Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, Deçiq kaloi në epërsi përmes Camaj qysh pas tre minutave lojë.

Por, Drita u këndell shpejtë duke barazuar përmes Almir Ajzeraj (11′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, “Intelektualët” ishin më kërkues dhe në fund ia dolën të fitojnë.

Ishte Marko Simonovski që realizoi golin e fitores nga afërsia (79′), rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Ndërkohë, ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme.