Driveri grafik i fundit nga AMD adreson një problem shqetësues tek përdoruesit e kartave RX 7000

Ky problem prek mbarë familjen RX 7000 që nga 7900 XT dhe 7900 XTX tek modeli buxhetor RX 7600 debutuar pak ditë më parë.

AMD ka lançuar një driver të ri grafik i cili adreson një shqetësim të madh të përdoruesve të serive RX 7000. Konkretisht Adrenalin Edition 23.7.1 i cili mbështet kartat grafike duke filluar nga seritë RX 400 adreson konsumin e lartë të energjisë në Windows.

Në Dhjetor u raportua për herë të parë se kartat grafike RNDA 3 kishin një konsum të lartë energjie në moment që nuk ishin në përdorim.

AMD e konfirmoi më pas duke thënë se ishte një konsum i lartë energji me RX 7000 të lidhur me monitorët me frekuencë të lartë rifreskimi dhe rezolucion të lartë.

Ky problem prek mbarë familjen RX 7000 që nga 7900 XT dhe 7900 XTX tek modeli buxhetor RX 7600 debutuar pak ditë më parë.

Një tjetër problem i adresuar nga ky driver grafik janë ngecjet e herëpashershme në lojërat dhe aplikacionet VR.