Dualizmi jetë-vdekje

Dr. Ajni Sinani

“Dhe thuaj: Erdhi e Vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Vërtet, gënjeshtra është e destinuar për tu zhdukur. ” (Kur’ani, El Isra: 81)

E gjithë historia njerëzore, duke kaluar nga njeri shekull tek tjetri, është shoqëruar me zhvillime të fuqishme dhe të vazhdueshme social-ekonomike dhe shkencore. Zhvillimet më të mëdha janë arritur sidomos në shekullin e fundit të këtij mijëvjeçari që kemi lenë pas. Dijetarë dhe shkencëtarë të mëdhenj kanë vëzhguar edhe skutat më të largëta të gjithësisë dhe kanë arritur konkluzione të rëndësishme në të gjitha disiplinat shkencore, në saje të cilave mori hov progresi teknik dhe kulturor. Zbulimi i shumë sekreteve bëri që shumë fenomene, deri dje të panjohura, sot të jenë mëse të qarta. Zbulimi i madh shkencor solli një informacion të plotë për shoqërinë njerëzore dhe e beri atë të aftë të kuptojë shumë të panjohura.

Mirëpo, duke u dhënë më së tepërmi pas njohurive shkencore dhe anës materiale, njeriu dalëngadalë filloi të tjetërsohet. Nga dita në ditë materializmi filloi t’ia gërryej njeriut shpirtin. Qëllimi i vetëm u shndërrua në përfitimin e sa më shumë të mirave materiale në këtë botë. Njeriu e humbi ndjeshmërinë. Sentimenti i tij u kthye në egoizëm.

Në fillim të shekullit të XIX, filozofia materialiste dominoi pothuaj se në të gjitha disiplinat shkencore. Prej shekujsh janë grumbulluar dhe manifestuar shenjat e mosbesimit dhe është rritur dyshimi ndaj Zotit xh.sh. Njerëzit e degjeneruar dhe imoralë propagandojnë me mjete nga më monstruozet flakën e mosbesimit. Hipokritët materialistë me zhvillimin e fuqishëm të shkencës, u forcuan dhe morën hov për të mposhtur dhe asgjësuar fenë. Padyshim, filozofia materialiste është kurthi më i rrezikshëm për të shkatërruar lumturinë e përjetshme të njerëzimit.

Njeriu i parë krijoi botën e qytetëruar me idenë e rreme se zhvillimi material do t’i jepte fund pakënaqësive të kësaj jete dhe zgjidhjes së shume enigmave. Por me gjithë zhvillimin e fuqishëm material, njeriu në fund e gjeti veten të zhgënjyer, më i mërzitur se kurrë, me plotë dilema e probleme të pazgjidhura, në ankth e pasiguri për të ardhmen, i mbërthyer nga dyshime të shumta. Iluzionet mbi të cilat është ngritur bota reale, janë të kota e të pashpresa. “Bota është plot çudira, por çudia më e madhe është njeriu”- thotë Sofokliu.

Njeriu duke qenë plotë dëshira te etshme dhe lakmitare, tregohet i pangopur, ambicioz për çdo gjë. Ai rrethohet nga objekte materiale, që vetë i ka krijuar dhe që e kanë ndihmuar për t’u qytetëruar. Edhe pse e di se ky qytetërim e ka sëmurë dhe mërzitur, ai megjithatë nuk heq dorë nga gjerat materiale. Madje përpiqet më shumë të shpikë e të krijojë gjëra që e dëfrejnë, por përsëri mbetet në gjendje mërzie. Shume njerëz s’dinë c’të bëjnë me jetën e tyre dhe e shpërdorojnë atë në mënyra të ndryshme.

Njeriu gjate jetës së vet, rri pezull midis botës së dëshirës së lirë në brendinë e vet dhe botës materiale, i gozhduar rreth vetes dhe i lidhur prej ligjesh. Njerëzit janë shndërruar në viktima shpirtërore të kauzës së qytetërimit bashkëkohor

Shumë mendje të mëdha të njerëzimit si Shopenhaueri, Frojdi, Emersoni, Hegeli e të tjerë në fund të veprës së tyre, arritën në përfundimin se zgjidhjet për problemet që ata trajtuan, fokusojnë në një pikë: ‘Vuajtjet më të mëdha të njerëzimit shkaktohen nga mosngopja e dëshirave te tij’. Ndërkaq, ka shumë njerëz që edhe pa pasur kushtet e kënaqshme materiale, janë më të lumtur se ata që kanë arritur kulmin e prosperitetit material. Bota është shumë e komplikuar, për çdo ditë dalin ide e rryma të reja që s’bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë konfuzionin. Bota ka parë lloj lloj filozofish e teorish që të zbatuara ose jo në praktike, nuk sollën ndonjë efekt rrënjësor, të pritur nga njeriu. Disa prej tyre u reklamuan shumë, më vonë u modifikuan, apo akoma më keq u hodhën poshtë si regresive.

Në botën e sotme ekzistojnë aq shume enigma të pashpjeguara saqë askush, sado erudit të jetë, nuk mund të kënaqë, ekstremet e mendjes se tij.

Shumë filozofë dhe psikoanaliste lodhen për të shpjeguar fenomene që të tjerët i zbatojnë prej shumë kohësh. Filozofi shkruan e shkruan vëllime të tëra për probleme të ndryshme dhe së fundi lexuesi do të ndodhet i kurthuar në atë rreth vicioz në të cilin është futur edhe vetë ai. Nga vetë përkufizimi i saj filozofia është më tepër një kërkim se sa zotërim i dijes, ajo është më tepër një pelegrin i së vërtetës se sa zotërues i sigurt i diçkaje.

Çdo epokë rishikon veprat e paraardhësve me sy kritik. Vepra apo teori vlerat e të cilave nuk janë vënë në diskutim në epokën e tyre, kanë dalë të gabuara në të ardhmen. Kjo gjë mund të thuhet jo vetëm për rrymat e ndryshme filozofike, por edhe për teori shkencore, të cilat me kalimin e kohës krijuan paradigma. Kështu, p.sh. Galileu e nxori të gabuar teorinë e Aristotelit, Njutoni atë të Galileut, Ajnshtani atë të Njutonit. Historia rrotullohet ne atë rreth pohimesh që prej shumë kohësh. Pra mund të themi se koha është armiku i shumë veprave njerëzore.

Ka shume të vërteta të përkohshme, por Një është e Vërteta e përjetshme, absolute e pandryshueshme që qëndron larg nga e vërteta historike, politike, juridike, morale apo sociale, të cilat janë relative dhe të ndryshueshme.

“Mossuksesi i qytetërimit që me shkencën e vet, fuqinë dhe pasurinë të zgjidh çështjen e lumturisë njerëzore, do të jetë fillimi i zgjimit dhe i rishqyrtimit të disa botëkuptimeve elementare, të pranuara nga të gjithë. Nder paragjykimet e para që do të goditen, do të jetë paragjykimi i shkencës për njeriun, sepse, nëse shkenca nuk e zgjidh çështjen e lumturisë njerëzore, atëherë vizioni fetar për origjinën e njeriut është i vërtetë, kurse ai shkencor është i gënjeshtër.” (A. Izetbegoviq). Shkenca në vetvete përpjekjet e saj i mbështet mbi postulatin ‘bota është racionale’. Ajnshtajni është shprehur se: ‘Ajo çka është e pakuptueshme në botë, është fakti që bota është e kuptueshme”. Pra ‘fakti që bota është racionale përben një fakt irracional.’

Ka çaste kur mendja njerëzore e pakënaqur nga gjerat që e rrethojnë, drejtohet drejt zanafillës, dhe kur këto ndjesi arrijnë nivele kritike dhe mendja gjithmonë e më shumë mediton për një gjendje më të lartë, atëherë vjen koha për një proces fisnik që ia largon njeriut të gjitha dilemat e lodhshme. Mendja fiton nivele më të larta zhvillimi dhe fisnikërimi. Dhe kjo për arsye se vjen një çast kur njeriu e kupton se në horizontin e afërt apo të largët, drejt të cilit njeriu ecën i sigurt, plotësisht i sigurt, gjithnjë shfaqet ndarja me këtë bote, vdekja.

Është vdekja ajo që i hap rrugë të reja mendimit në kërkimet e tij që jeta me joshjet e saj nuk mund t’i afrojë në shkallën e duhur.

Dualizmi jetë-vdekje është fenomeni më thelbësor i pashpjegueshëm nga njeriu dhe qëndron mbi të gjitha çështjet e tjera enigmatike si: teoria e krijimit të kozmosit dhe e së ardhmes së tij, teoria e evolucionit, teoria e relativitetit, teoria e ekzistencës së jetëve të tjera në kozmos, teoria e ekzistencës së vrimave të zeza etj. Nëse njerëzit do ta dinin se çka në të vërtetë përtej vdekjes, bota do të ndryshonte rrënjësisht. Njerëzit nuk do të ishin kaq shkatërrues hedonistë dhe nuk do të shijonin jetën deri në ekstremet e saj.

Edhe psikoanaliza ka konkluduar se njerëzimi është i sëmure nga neuroza dhe obsesionet që rrënjët e tyre i kanë në konfliktin jetë-vdekje. Sado që të përpiqet psikoanaliza të rivendose shpresën për një terapi të mundshme, pra të gjejë mënyrën për të shmangur vizionin metafizik të Frojdit, se jeta përpiqet midis konfliktit jetë-vdekje, ajo nuk e ka mundësinë dhe aftësinë e duhur për ta realizuar atë.

Njeriu nën një agresivitet krijon kultura te pavdekshme dhe e bënë historinë me qëllim qe t’i ikë vdekjes.

Ndërtimi i gjithë këtyre monumenteve jetëgjate nga njerëzit, si piramida, statuja, gradaçela etj. tregon se të pasurit dhe liderët donin të glorifikonin dhe mëshironin përjetësinë, pra t’i iknin vdekjes. Dëshirën për përjetësi, qysh në lashtësi, më së miri e dëshmojnë piramidat.

Pra, prej thellësisë se mijëra e mijëra shekujve ne shohim ndjenjat e fosilizuara të dëshirës për përjetësi.

Gjithashtu edhe “Epi i Gilgameshit”, vepra më e vjetër e shkruar rreth para 4000 vjetëve dhe e zbuluar ne qytetin e Ninive ne bibliotekën e Asurbaninalit përshkohet nga ideja e përpjekjeve për t’i shpëtuar vdekjes dhe për te gjetur jetën e amshuar.

Edhe tek “Mabarata”, eposi i sjelle nga fiset ariane ne Indinë e lashte, përmendet lëngu I një peme qe e zgjaste jetën deri ne dhjete mije vjet. Gjithashtu edhe ne mitologjinë greke, flitet për një ushqim, shume herë më të ëmbël se mjalti, qe quhej ” abrozi ” dhe qe falte rini te përjetshme.

Pra, ka plot fakte qe dëshmojnë shmangien e njeriut nga vdekja dhe dëshirën e tij për përjetësi. Por vdekja nuk është tragjedi finale e jetës. Kjo tragjedi ndodh atëherë kur njeriu se gjalli përjeton vdekjen e tij shpirtërore.

Kur njeriu te kuptoje te vërtetën dhe natyrën e tij te vërtetë, ai s’do te ketë frike nga vdekja. Kështu ai do te zbuloje kënaqësinë e plote te lumturisë se pamase qysh ne ekzistencën e tij tokësore. Njeriu, pavarësisht nga koha kur ka jetuar, gjithnjë është interesuar për prejardhjen e tij si dhe gjithçkaje qe e rrethon dhe ka ardhur ne përfundimin se ai vete dhe gjithçka gjendet rreth tij nuk janë krijuar rastësisht, por patjetër e kane Krijuesin e tyre. Aftësia dhe ndjenja e tij e kane ngritur atë mbi te gjitha krijesat dhe nëse nuk do te kishte këtë aftësi, ai kurrë nuk do te vinte tek ideja e ekzistencës se Zotit.

Faktin se ‘njeriu është fetar nga vetë natyra e tij’ e pranojnë dhe e dëshmojnë të gjitha shkencat si : paleontologjia, etnologjia, antropologjia, filozofia, sociologjia etj.

Tashme është I njohur fakti se etnologet kane vërtetuar se nuk ekziston asnjë popull ne rruzullin tokësor pa nocione fetare, pa përfytyrime dhe kulte fetare, pa marre parasysh zhvillimin e tyre intelektual.

Jeta ne këtë bote është kalimtare dhe shoqërohet me gëzime, hidhërime, sëmundje, humbjen e te afërmve etj. Ne këto raste feja është e vetmja mbështetje qe ia bën te qarte njeriut se çdo gjë ne natyre zhvillohet ne baze te dëshirës së Krijuesit- Allahut.

‘Ky besim e lartëson shpirtin, e përterin atë dhe nëpërmjet dhembjeve e përgatit për shkallen me te larte. Pra feja, kur njeriu është ne gjendje te dobët, ia shton forcën dhe I jep shprese, guxim e durim: “O shpirt I qetësuar! Kthehu te Zoti yt I kënaqur dhe I pranuar. Hyn ne mëshirën e robërve te Mi! Dhe hyn ne xhenetin tim ! (Kur’ani, kaptina El Fexher, ajetet 27-30).

Mbështetja ne fe, formon personalitetin e plotë të njeriut, ia forcon shpirtin dhe trupin, duke fituar siguri ne vetvete për te përballuar me sukses vështirësitë e jetës.

Edhe shkencat e sotme vërtetojnë se besimi ne Një Zot ndikon shume ne sigurinë dhe qëndrueshmërinë e individit ndaj problemeve te jetës dhe se sa me larg fesë te qëndrojë njeriu, aq me tepër pasiguri ndien ne vetvete.

Allahu kërkon nga besimtari besim pa kundërshtim, ne te cilin ai do ti jap Krijuesit te vet zemrën, mendimet shpirtin dhe çdo gjë prej vetes.

Pra , mund te themi se besimi është ndjenje para se te jete teori, e cila pranohet në bazë te argumentit. Ai është ndjenjë zemre, para se te jete filozofi racionale.

Nëse do te bënim një krahasim, atëherë do te mund te ahonim se njeriu është hije, e cila ekziston ne toke sa ka diell ne kupën qiellore. Kur dielli perëndon, edhe hija shuhet. Ekzistenca e njeriut ndien nevojën për një ekzistencë tjetër. Njeriu ekziston me ndihmën e Zotit xh. sh. i cili furnizon ekzistencën e tij e kur ky furnizim ndërpritet, jeta e njeriut mbaron.

Sot ne botë ekzistojnë një numër i madh te ashtuquajturash fe, qe, si dihet nga te gjithë janë tri: hebraizmi, krishterizmi dhe feja islame, si dhe fe te pashpallura, ku hyjnë të gjitha ato besime apo bindje qe rrjedhin nga ndonjë doktrinë filozofike, apo nga ndonjë mendim dhe bindje e ndonjë njeriu, sipas te cilave shpesh kane marre edhe emrin. Si te tilla njihen: fetishizmi, toteizmi, zerdutishtja, taoizmi, konfucizmi, budizmi, hinduizmi, shintoizmi etj.

Përveç këtyre grupimeve është edhe një tjetër grup njerëzish te ashtuquajtur ‘ateiste’, por qe gjithsesi janë te zhytur ne supersticion. Këta njerëz e kane mohuar dhe i janë larguar fesë se vërtetë dhe instinktivisht I drejtohen veprimeve irracionale, shenjave, ndodhive sinjalizuese, riteve, marrëdhënieve me ëndrrat, yjet dhe dëgjojnë vazhdimisht horoskopin edhe pse e konsiderojnë veten ateiste. Kështu kjo turme njerëzish gjithnjë e me tepër miqësohet edhe i forcon lidhjet me këta aleate mistike, misrerioze, duke u zhytur në supersticion dhe duke u bere peng i përhershëm i tyre.

Sot intelektualet ateiste janë duke e çuar boten ne rruge te gabuar, sepse kane nje shkalle te ulet zhvillim shpirtëror. Me mire te vlerësohet një njeri I zhvilluar shpirtërisht se sa një intelektual i verbër karshi Zotit.

Prandaj me plote të drejte një nga shpjegimet qe mund t’i behet sot krizës shpirtërore, është ai i ‘zbrazësisë ateiste te individit’. Dhe thirrja në dritë e këtyre vlerave shpirtërore të mohuara është pikërisht edhe misioni i fesë.

Shkenca ndonjëherë ndërton ura të reja midis universeve, por ajo gjithashtu prish disa ura të vjetra dhe hap çarje midis atyre universeve që kane qenë të lidhura. Këto universe largohen, sikurse trupat qiellore që largohen njeri nga tjetri dhe së bashku me to largohet edhe e vërteta.

Cilën rrugë duhet të zgjedhim ?

Një filozof (Montenje) thotë: ‘Për një kokë te ndërtuar mirë, dyshimi është jastëku më i rehatshëm ‘.

Çdo njeri ne thellësi te vetëdijes se tij zotëron aftësi te vlerësimit, të vendimit dhe mundësi te gjykimit. Për këtë Zoti na ka bërë mëkëmbës të Tij tokë. (shih: Kur’ani, El Bekaretu, 30).

E vërteta ka gjithmonë forcën e vet. Parimet e Islamit janë aq racionale, aq të natyrshme dhe aq tërheqëse saqë një njeri i ndershëm, qe e kërkon të vërteten, nuk mund të mos mbetet pa u impresionuar prej tyre.

Besimi ne monoteizëm, ia ngre lart dinjitetin njeriut dhe e çliron atë nga prangat e besëtytnive.

Koncepti Islam i fesë është unik në kuptimin me te gjerë të fjalës. Ky koncept na shpie vetëm ne një përfundim: Ekziston vetëm një fe e vërtetë qe vjen nga i Vetmi dhe i Njëjti Zot. Kjo fe është Islami.

Por nuk duhet të lëmë pa përmendur faktin se fenë islame nuk e solli vetëm pejgamberi i fundit i Zotit, Muhammedi a.s. Përkundrazi mësimet e fesë islame i sollën edhe pejgamberët tjerë Zotit, para Muhammedit a.s dhe të gjithë ithtarët e vërtetë të Ibrahimit, Musait dhe te Isait a.s. u quajtën muslimanë.

Pra, feja islame është feja e vërtetë universale.

“Sot ua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur qe Islami të jetë fe e juaj. ” (Kur’ani, El Maidetu: 3).

Nga: Dr. Ajni Sinani