Duda: Të gatshëm të dorëzojmë avionët luftarakë sovjetikë në Ukrainë

Polonia është e gatshme të dorëzojë avionët e saj luftarakë sovjetikë MiG-29 në Ukrainë, si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar, deklaroi presidenti polak, Andrzej Duda.

“Ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë këto avionë dhe jam i sigurt se Ukraina do të ishte e gatshme t’i përdorë ato menjëherë”, tha Duda për CNN.

“Për të ardhmen, do të ishte e rëndësishme të trajnoni më shumë pilotë ukrainas në avionët luftarakë të SHBA F-16”, tha Duda gjatë vizitës së tij, në Abu Dhabi.

Diskutimet në lidhje me MiG-29 u ngritën vitin e kaluar menjëherë pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë.

Sipas ekspertëve ushtarakë polakë, vendi ka ende rreth 30 avionë të këtij lloji në shërbim në krahun lindor të NATO -s.Shumë prej tyre vijnë nga stoqet e vjetra të Gjermanisë Lindore. /atsh