Ballina Sport Futboll Dukagjini debuton me fitore në garat ndërkombëtare

Dukagjini debuton me fitore në garat ndërkombëtare

Dukagjini ka debutuar me fitore në garat ndërkombëtare.

Skuadra nga Klina, mposhti Europa FC nga Gjibraltari me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte e vlefshme për rrethin e parë kualifikues për Conference League.

Bujar Shabani i dha epërsinë Dukagjinit në minutën e 30-të.

Në fund të pjesës së parë, Europa barazoi rezultatin me anë të Jesus Pozo në 45+6.

Dukagjini fitoren e arriti në minutat shtesë të ndeshjes, me golin e Iljasa Zulfiji në minutën 90+6.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 20 korrik në Gjibraltar.