Ballina Lajmet Kosovë Dy ditë pasi dha dorëheqje, Haradinaj sot del përsëri në punë

Dy ditë pasi dha dorëheqje, Haradinaj sot del përsëri në punë

Dy ditë pasi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj, sot do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu, në Rahovec.

”Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit.

Dorëheqja e tij vjen pasi që Haradinajt i erdhi ftesë nga Specialja për t’u paraqitur si i dyshuar në Hagë, shkruan lajmi.net.Ndërkaq të hënën, Haradinaj do të dorëzojë edhe zyrtarisht letrën e dorëheqjes tek Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.