Një ditë, dy miq po ecnin në pyll, kur papritur para tyre u shfaq një ari i madh. Njëri prej miqve filloi të vraponte, u ngjit në një pemë dhe u fsheh mes degëve të saj të trasha.
Tjetri mbeti aty ku ishte, pa asnjë mundësi shpëtimi. Ai nuk gjeti zgjidhje tjetër veçse të hidhej në tokë dhe të shtirej si i vdekur.
Ariu iu afrua dhe nisi ta nuhaste. Burri ndaloi frymëmarrjen. Ariu e nuhati edhe fytyrën e tij dhe, duke menduar se ishte vërtet i vdekur, u largua.
Kur përbindëshi u zhduk nga sytë, miku tjetër zbriti nga pema dhe filloi të qeshte.
Pastaj e pyeti:
– Epo mirë, çfarë të pëshpëriti ariu në vesh?
Burri iu përgjigj:
– Më tha se njeriu i keq është ai që ikën kur miku i tij është në rrezik.
Nga shkrimtari: Leo Tolstoy
Hoxhë Vladimir Kera