Dy nipër të një lideri të lartë të Hamasit vriten në veri të Gazës

The martyrdom of the two young men, Ayman and Muadh Abdul Salam al-Hayya, sons of the brother of Hamas leader, Khalil al-Hayya, due to the occupation’s bombing east of Gaza City.

Mediat palestineze raportojnë se dy nipër të liderit të lartë të Hamasit, Khalil al-Hayya, janë vrarë sot nga forcat izraelite në veri të Gazës.

Ata thuhet se humbën jetën gjatë bombardimeve izraelite në qytetin e Gazës, të cilin Izraeli synon ta marrë plotësisht nën kontroll, duke zhvendosur popullsinë në zona të caktuara.