Dy persona janë gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në një vilë në Pejë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se rasti është duke u hetuar tutje.
“Rreth orës 15:10 minuta në rrugën “KFORI” në një vilë në Pejë, dyshohet se janë gjetur dy persona pa shenja. Policia dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Gashi.







