Dy të arrestuar në Pejë e Mitrovicë për bashkëjetesë me vajza të mitura

Dy raste për bashkëjetesë me persona nën moshën 16-vjeçare janë raportuar në Pejë e Mitrovicë të mërkurën.

Në Pejë është raportuar se e mitura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhej.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se pas një pune hetimore është arritur të gjendet viktima së bashku me të dyshuarin të cilët ishin duke bashkëjetuar dhe viktima kishte shkuar me dëshirë me qëllim që të martoheshin.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me një vajzë të moshës së mitur . Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.