Ballina Lajmet Kosovë Dy të lënduar në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy të lënduar në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti i sotëm në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” ka përfunduar me dy persona të lënduar.

Rastin për “Indeksonline” e ka konfrimuar zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhë rreth orës 13:30 në autostradën që të lidhë për Trudë.
Janë të përfshira dy vetura, janë dy persona të lënduar të cilët janë transportuar për në Qendër Emergjente”, ka thënë Krasniqi.