Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga bombardimet izraelite në Jabalia

Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga bombardimet izraelite në Jabalia

Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së dielës si pasojë e një bombardimi artilerik izraelit në Jabalia al-Balad, në veri të Rripit të Gazës.

Sipas raportimeve nga terreni, sulmi ka shënjestruar zonën al-Jarn në Jabalia, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Burime mjekësore njoftuan më herët gjatë ditës se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 72,096 persona, ndërsa të plagosurit në 171,791, që nga fillimi i ofensivës në 7 tetor 2023. Situata humanitare në zonë vazhdon të mbetet kritike. /mesazhi