Dy qytetarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e së hënës nga zjarri i forcave izraelite në Rripin e Gazës.
Sipas burimeve lokale, një qytetar humbi jetën nga plagët e marra pas bombardimit të shtëpisë së familjes al-Jarou në perëndim të Deir al-Balahut, ndërsa një grua u vra nga një dron izraelit në kampin Halawë në zonën e Jabalia-s, në veri të sektorit.
Disa të tjerë u plagosën pasi dronët izraelitë hodhën bomba mbi tendat e të zhvendosurve pranë tregut të valutës në qytetin e Gazës.
Burimet mjekësore njoftuan se numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 70,365, shumica fëmijë dhe gra, që nga 7 tetori 2023. Numri i të plagosurve ka shkuar në 171,058, ndërsa shumë viktima mbeten ende nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Gazës janë regjistruar pesë të vrarë dhe 11 të plagosur. Që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, bilanci ka arritur në 376 të vrarë, 981 të plagosur, dhe 626 trupa të nxjerra nga rrënojat. /mesazhi




