Dybala rinovon kontratën

Sulmuesi Paulo Dybala ka refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave të tjera, për ta rinovuar kontratën me Romën. “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se Dybala dhe Roma, tashmë kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, e cila do të bëhet zyrtare në fillim të javës së ardhshme.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025, Dybala do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Po ashtu, 29-vjeçarit do t’i eliminohet edhe klauzola e lirimit në vlerë prej 12 milionë eurosh, ndërsa paga do t’i rritet në 7 milionë euro me bonuse.

Dybala iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë dhe shkëlqeu me fanellën e ekipit nga kryeqyteti, ku shënoi 18 gola dhe bëri 8 asistime në të gjitha garat.