Dybala transferohet te Roma

Pak orë pasi flitej për një arritje të marrëveshjes mes Dybala dhe Roma, vjen edhe njoftimi zyrtar.

Skuadra e Romës, përmes një postimi në ‘Twitter’ ka njoftuar përforcimin më të ri, përcjell lajmi.net.

Argjentinasi Dybala do të ketë një kontratë trivjeçare me kryeqytetasit e Italisë.

Roma e mori lojtarin me parametra zero, pasi ishte lojtar i lirë