Dyshimet për bombë tek stacioni, Policia e Kosovës deklarohet për rastin

Njësi të shumta policore janë vendosur në kuadër të Stacionit të Autobusëve në kryeqytet.

Të gjithë këta për shkak të dyshimit për mjet shpërthyes brenda këtij objekti.

Lidhur me këtë çështje nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë deklaruar se rreth orës 14:00 kanë pranuar një informatë anonime përmes së cilës është theksuar se ka mjet shpërthyes në vendin e lart cekur.

Tutej është thënë se personi që ka telefonuar, deklaroi se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacion.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”.

Ndryshe është arritur të bëhet evakuimi i qytetarëve, kurse në vendin e ngjarjes janë vendosur të gjitha njësitë emergjente.