Dyshohet për dhunim të dy të miturave në Prishtinë e Prizren

Dy të mitura dyshohet se janë dhunuar gjatë ditës së premte në Prishtinë e Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të shtunën.

Sipas njoftimit, një e mitur nga Prishtina ka raportuar se është abuzuar seksualisht nga një burrë i panjohur.

“Me 10.06.2022 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se me datën e lartë cekur ishte abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Rasti nen hetime”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë rasti tjetër ka ndodhur në Prizren, ku është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar një të mitur.

“I dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.