Dyshohet se vrau një person nga pakujdesia, lirohet në procedurë të rregullt

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjtit dyshohet për vrasje nga pakujdesia.

I arrestuar dyshohet se më datë 04 shkurt të këtij viti në fshatin Levoshë të Pejës, ka vrarë një person nga pakujdesia.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin cilësimi i veprës ka ndryshuar nga “Hetim i vdekjes” në “Vrasje nga pakujdesia”.

Në raportin 24 orësh thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“VRASJE NGA PAKUJDESIA Fsh. Levoshë, Pejë 04.02.2023, 11:43. Me datën 19.05.2023 është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. Po ashtu në konsultim me prokurorin është ndryshuar cilësimi i veprës nga hetim i vdekjes në vrasje nga pakujdesia. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /