Përsosshmeria është arti i përseritjes!
Çdo shprehi, posaçërisht nëse është gdhendur në gurin e fëmijërisë, do të sigurojë një lloj komoditeti psikologjik gjatë kryerjes së saj, pastaj me kalimin e kohës bëhet pjesë e karakterit dhe do të jetë e dhimbshme ta braktisësh atë, siç ndodh me çdo zakon!
Nëse dëshiron të braktisësh nje shprehi të ligë, duhet të fillosh me një shprehi të mirë.
60% e sjelljeve tona zakonisht janë shprehi qe i bëjmë pa vetëdije, prandaj duhet të jemi të vetëdijshem për rëndësinë e shprehive të mira, të cilat mund edhe të ndryshojnë gjithë jetën tonë.
Kjo maratonë e këtyre tre muajve është ideale për të hyrë në kodin e shprehive duke krijuar zakone të mira siç na porositë Pejgamberi alejhi selam: Të mirën bëjeni shprehi të keqen braktiseni.
Për të krijuar shprehi të mira na duhen:
Shembuj të mirë
Adhurimet ndaj Zotit
Aktrimi i shprehive
Nga: Halil Avdulli







