E mira te ndjek pas

Kjo është një histori e vërtetë, e cila ka ngjarë në Skoci. Atje, jetonte një bujk i varfër, i cili quhej Fleming. Ai vuante nga fukarallëku ekstrem. Megjithë kushtet e rënda ekonomike, Fleming kurrë nuk ankohej apo ta humbiste durimin. Gjëja që e shqetësonte më shumë, ishte e ardhmja e djalit të tij të vogël. Ai vetë ishte mësuar me jetën e vështirë, por si do ia dilte mbanë i biri i tij i vogël? Jeta nuk ishte një lojë e lehtë për tu lujatur, por ishte e mbushur me rreziqe. Si do të jetonte në një botë, e cila nuk beson veçse tek forca e materies?

Një ditë, teksa po ecte buzë një parcele, ai dëgjo zërin e një qeni duke lehur fort dhe pa ndarë. Shkoi me vrap nga drejtimi që dëgjohej e lehura e qenit, ku gjeti një fëmijë në një gropë me baltë. Në fytyrën e tij të njomë dallohej qartë tmerri dhe paniku që e kishte mbërthyer. Ai vetëm ulërinte nga frika.

Bujku zemërmirë Fleming, menjëherë u hodh në gropë me gjithë rroba, e kapi fëmijën, e nxorri jashtë dhe i shpëtoi jetën. Në shtëpi, e lanë, e pastruan dhe e veshën me rroba të tjera.

Një ditë më pas, para shtëpisë së tij vjen një zotëri i veshur dhe i mbajtur mirë, me një karrocë të zbukuruar dhe që e tërhiqnin një çift kuajsh të bukur dhe të fuqishëm. Zotëria shoqërohej edhe nga dy roje. Fleming u shtang nga kjo vizitë e këtij lordi të pasur, në kasollen e tij të mjerë. Por, shumë shpejt, e kuptoi se bëhej fjalë për babain e vogëlushit që kishte shpëtuar një ditë më parë.

Menjëherë, lordi e përshëndeti dhe i tha:”Nëse do të qëndroja këtu gjithë jetën time duke të falënderuar, nuk do të falënderoja asnjëherë siç e meritoni. Unë të detyrohem jetën e tim biri. Prandaj, kërko çfarë të duash, para, flori dhe gjithçka tjetër!”

Flemingu i varfër, vizatoi një buzëqeshje në fytyrën e tij të munduar dhe të lodhur nga problemet dhe hallet dhe i tha:”Zotëria juaj! Unë nuk bëra asgjë më shumë sesa detyrën, atë që më dikton ndërgjegjja ime. Çdo bujk tjetër si puna ime, të njëjtën gjë do të kishte bërë. Yt bir, është dhe im bir. Aksidenti që i ndodhi atij, mund ti kishte ndodhur dhe tim biri.”

Lordi i pasur iu përgjigj:”Dakord. Meqë ti e konsideron tim bir, si djalin tënd, edhe unë e konsideroj djalin tënd si timin. Prandaj dhe do e marr dhe do të kujdesem unë për shëndetin dhe shkollimin e tij, derisa të bëhet burrë i shkolluar dhe ti shërbejë vendin e popullit të tij.”

Bujku i varfër nuk po u besonte veshëve, gati po fluturonte nga gëzimi. Më në fund, i biri i tij do të studionte në shkollat e fisnikëve dhe do të merrte të njëjtin trajtim. E ku kishite gëzim më të madh për Flemingun baba.

Dhe me të vërtetë, Flemingu i vogël u diplomua për mjekësi. Ai djali i vogël dhe thatanik, tashmë ishte arsimuar dhe njihej si shkencëtar në fushën e mjekësisë. Po, po, bëhet fjalë për Alekandër Fleming, 1881 – 1955, shpikënsin e penecilinës në vitin 1929, antibiotikut të parë që ka njohur njerëzimi. Ai është heroi që shpëtoi jetën e kushedi sa milionë njerëzve nga sëmundjet dhe viruset. Aleksandër Fleming fitoi çmimin Nobel në vitin 1945.

Por, historia e tij nuk përfundon kaq shpejt dhe me kaq kontribut. Kur djali i lordit të pasur u sëmur me një infeksion të rëndë në mushkëri, ishte penicilina e zbuluar nga Aleksandër Fleming ajo që i shpëtoi jetën, falë fuqisë hyjnore.

Por surprizat nuk përfundojnë me kaq. Djalit të vogël, të cilit ia shpëtoi jetën Flemingu baba dhe i biri i tij më pas falë shpikjes së tij, është një burrë shumë i rëndësishëm dhe i famshëm. Burri i pasur qihej Randolf Çurçill, kurse i biri i tij quhej Uniston Çurçill, kryeministrit më të suksesshëm të Britanisë, ai që udhëhoqi luftën kundër Hitlerit, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo histori kaq madhështore dhe prekëse, filloi me një bujk skocez të varfër, i cili shpëtoi jetën e një fëmije të vogël.

Shpërblimi i të mirës nuk ndërpritet kurrë, dashuria nuk harrohet asnjëherë.

Nëse bën një punë të mirë, mos prit mirënjohje nga askush. Të mjafton mirënjohja dhe shpërblimi i të Plotfuqishmit. Të jesh i sigurt se Ai nuk e humbet të mirën që bën. Lute Zotin fort që të të përdorë gjithmonë për mirë. Sa nevojë ka ky vend për njerëz si ti! /ao