E rëndë në Durrës, 45 vjeçari vret gruan me thikë

Krim në familje. Një 33-vjeçare nga ndërruar jetë, pas goditjeve me thikë nga bashkëshorti. Ngjarja ndodhi natën e kaluar në shtëpinë e çiftit në Xhafzotaj.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi për motive të dobëta. Shtetasi me iniciale me L.C., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë./tch