E Vërteta e Hidhur – Fragment 3

“Prej fatkeqësive, me të cilat jam ndeshur në rrugën e thirrjes, janë disa njerëz, që kanë dëshira të çmendura për vendime harami (ndalesash) në çdo gjë! Nëse do të kishin mundësi ta bënin haram (ta ndalonin) ajrin, patjetër do të kishin dhënë fetva për këtë gjë, edhe nëse do të vdisnin të asfiksuar së bashku me njerëzit e tjerë!
Ata e imagjinojnë Islamin mesazh, që banon në globin e gjerë, në një lagje të ngushtë, e cila ka rregullat dhe traditat e saj; e që nuk lidhet me botën me asnjë të ndaluar, sido që të jetë natyra e saj. E rëndësishme është, që lagjja e tyre të jetë vetëm për banorët e saj.
Të zotët e kësaj ideje, ndoshta mund të riparojnë dy dyer të kësaj zallamahie, por që të jenë thirrës të fesë mbarë botërore, që i qet gjoksin para furtuna e shteteve, që përputhe me natyrën njerëzore të krijuar nga Allahu dhe mirëkuptohet me burrat dhe gratë, në Lindje dhe Perëndim, e gjitha kjo është e pamundur!”
_________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: E Vërteta e Hidhur
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja