E zë zhavori, vdes 27-vjeçari në fshatin Kramovik të Rahovecit

Të premten, një një punëtor 27-vjeçar ka vdekur pasi e kishte zënë zhavori.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në një seperacion në fshatin Kramovik të Rahovecit.

“Sipas personelit mjekësor në vendngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe i njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më vonë nga aty është konfirmuar se ka ndërruar jetë”, ka deklaruar policia.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore si dhe prokurori i shteti.

Lidhur me rastin është kanë nisur hetimet.