Edhe Gjermania largon kategorinë e bikinit në garën e më të bukurës

Konkurrentet për më të bukurën e Gjermanisë më nuk do të veshin kotume banje, apo bikini. Organizatorët e kësaj ngjarje janë të vendosur që të heqin këtë kategori, ku gratë pjesëmarrëse për më të “bukurën” duhet të ekspozojnë pothuajse tërë trupin.

Konkursi i cili organizohet që nga viti 1927, gjithmonë ka pasur në fokus trupin e grave, por tani thuhet se ai do të fokusohet në “personalitetin” e konkurrentes më shumë se sa pamjen e saj të zhveshur.

“Ne duam ta kthejmë Mis Gjermaninë në një konkurs personaliteti “, tha drejtori organizator i ngjarjes, Max Klemmer.

“Për këtë, bikinit nuk janë shumë të rëndësishëm”, shtoi ai duke thënë se tani konkurrentet do të shfaqin modestinë gjatë paraqitjes me ‘veshjet e verës’.

Rregullat e reja vlejnë edhe për meshkujt, ku ata do të paraqiten me xhinse dhe jo vetëm në të brendshme. /MESAZHI/