Edhe Google heq ushqyesit nga kutia e smartfonëve

Në fund opsionet për ushqyes në kuti me një smartfonë po ngushtohen. Do të detyroheni të shkoni me brende si Xiaomi ose të blini vetë një karikues.

Ju pëlqen apo jo, Google do të ndjekë Apple dhe Samsung duke hequr ushqyesit nga kutia e smartfonëve. Kompania konfirmoi sot për the Verge se Pixel 6 nuk do të përfshijë një ushqyes në kuti.

Google njëlloj si dy kompanitë e tjera arsyeton se nuk ka nevojë për një ushqyes duke qenë se shumica e njerëzve kanë tashmë ushqyer USB-C.

Pixel 5a do të jetë telefoni i fundit i Google që ka një ushqyes në kuti. Me heqjen e ushqyesve nga kutia, Apple apo Samsung tashmë mund të prodhojnë kuti më të vogla e madje të bëjnë dergesa në numër më të lartë.

Reagimet kanë qenë të përziera sa i takon trendit të heqjes së ushqyesve. Ca i dalin në mbrojtje sepse mbrohet mjedisi të tjerë thonë e kompani rritin fitimet dhe njëkohësisht kostot e smartfonëve duke hequr aksesorët nga kutia.

Në fund opsionet për ushqyes në kuti me një smartfonë po ngushtohen. Do të detyroheni të shkoni me brende si Xiaomi ose të blini vetë një karikues. /PCWorld Albanian