Apple nuk do ti paguajë asgjë OpenAI për integrimin e ChatGPT në iOS

Njerëzit mund të mendojnë se një shumë e madhe parash është në mesin e kësaj marrëveshjeje por një raport i Bloomberg e hedh poshtë këtë.

Në konferencën vjetore të zhvilluesve, Apple njoftoi se ka bashkëpunuar me OpenAI për të sjellë teknologjinë e saj në iPhone dhe pajisjet e tjera.

Njerëzit mund të mendojnë se një shumë e madhe parash është në mesin e kësaj marrëveshjeje por një raport i Bloomberg e hedh poshtë këtë.

Apple raportohet se nuk do ti paguajë OpenAI asgjë, sepse kompania beson se ekspozimi i teknologjisë së saj në duart e miliona njerëzve në mbarë botën ka më tepër vlerë sesa një marrëveshje financiare mes dy kompanive.

Apple do të përdorë GPT-4o të OpenAI për të fuqizuar inteligjencën artificiale të iOS 18, iPadOS 18 dhe macOS Sequoia. Siri për shembull do të përdorë ChatGPT nëse përdoruesit i kërkojnë të sugjerojë ide, të bëjë përmbledhje artikujtsh apo të gjejë foto bazuar në përshkrimin e përmbajtjes së tyre.

Mjetet e shkrimit të Apple gjithashtu përdorin ChatGPT. Përdoruesit do të mund të përdorin këtë teknologji pa pasur nevojë të regjistrohen në OpenAI apo të paguajnë për të, e nga ana tjetër fitojnë akses në funksionalitete të avancuara nëse paguajnë për një llogari Plus.

Bloomberg thotë se OpenAI mund të bëjë para duke bindur përdoruesit e Apple të paguajnë 20 dollarë në muaj për ChatGPT Plus dhe nëse përdoruesit vendosin të paguajnë përmes një pajisje Apple, ky i fundit merr gjithashtu një komision.

Gjithashtu raportohet se Apple është në bisedime me Google për të ofruar integrimin e Gemini në iOS krahas GPT-4o. Madje përflitet edhe për integrimin e modelit Claude të Anthropic.