Apple ID do të bëhet Apple Account

Apple tha se arsyeja e këtij ndryshimi është ofrimi i një eksperience konsistente në pajisje dhe shërbime të ndryshme të kompanisë.

Përveç risive me funksionalitetet AI, opsionet e personalizimit dhe çdo gjë tjetër që Apple prezantoi në konferencën e zhvilluesve WWDC, një përditësim tjetër nuk ra aq shumë në sy.

Kompania është duke ribranduar Apple ID në Apple Account në iOS 18, macOS Sequoia dhe watchOS 11.

Apple tha se arsyeja e këtij ndryshimi është ofrimi i një eksperience konsistente në pajisje dhe shërbime të ndryshme të kompanisë.

Apple Account mbështetet në kredencialet ekzistuese të përdoruesve, kështu që nuk keni nevojë të ndryshoni asgjë.

Versionet e reja beta të sistemit operativ përdorin termin Apple Account, por Apple ID ende përdoret në disa vende siç është faqja e kyçjes në uebsajtin e Apple.

Tranzicioni i plotë drejt Apple Account pritet të finalizohet me debutimin e versioneve të ardhshme zyrtare të sistemeve operative në Vjeshtë.