Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria.

Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020  dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.​