Edi Rama nga Korça: Askush nuk mund të na pengojë që të bëhemi shkronjës të historisë së Evropës moderne

Ka filluar në Korçë mbledhja e dy qeverive shqiptare. Në fjalën e tij hapëse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se veprimi i më tejshëm i bashkëpunimit të dy qeverive ka për qëllim harmonizimin e të dy shteteve shqiptare.

“Qyteti i Prizrenit është ai ku ne së bashku nisëm një rrugëtim për politikën që shndërron pastaj dëshirën për një veprim ,sot ne kemi ende shumë për të bërë, por patjetër çka është bërë në këtë përpjeke, kjo është mbledhja e 4 e dy qeverie të Korçës së Kulturës për të vijuar një punë të nisur dhe për të bashkëpunuar mbi përparësitë e një veprimi mes dy shteteve tona harmonizimin e më tejshëm , në funksion të së ardhmes evropiane, së pari dëshiroj të përgëzoi kryeministrin Hardinaj për përkushtimin e tij dhe qeverisë së ai drejton, dhe pikat multietnike për Kosovën”, tha Rama.

Ai shtoi se do të vijojnë punën për hapjen e zyrës për Kosovën në terminalin doganor, dhe se për këto pika janë të përkushtuar që të përfundojnë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Eksporti transit në Kosovë përbën 11 ndërsa importi transit për Kosovën përbën 10 %, kjo do të përbëjë një shkurtim drastik për strukturat e Kosovës”, ka thënë Rama.

Ai më tej ka theksuar se edhe diaspora duhet të jetë përfshirëse në hartimin e programeve të të dyja qeverive. Edi Rama, tutje shtoi se të dyja vendet si Kosova ashtu edhe Shqipëria duhet të jetë shkrueset e historisë së Evropës moderne.

“Sot këtu nga Korça askush nuk mund të na pengojë që të bëhemi edhe ne shkronjës të historisë së Evropës moderne

Duhet së bashku të vendosim se çfarë do të shkruajmë”, tha Rama.